VAR-i i shpëton “Djajtë e Kuq”, Leo Messi i  shkatërron

21:45 | 16 Prill 2019

Teknologjia me video asistencë e njohur ndryshe si VAR është duke i shërbyer shumë “Djajve të Kuq”.

Manchester United vazhdoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë golit të fituar pas një icidenti të kapur vetëm me anë të teknologjisë VAR që i dha penalti në minutat e fundit të ndeshjes kundër PSG-së, shkruan portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” arritën të kthehen nga një disavantazh prej 2 me 0 duke fituar për 3 me 1 në sekondat e fundit ndeshjen kthyese në Parc des Princes për të vazhduar tutje falë rëndësisë së golit si mysafirë në raundin tjetër të kompeticionit më të madh evropian nga UEFA pavarësisht barazimit 3 me 3.

VAR-i i shërbeu edhe sonte skuadrës nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solsjaeri.

Gjyqtari i ndeshjes së sotme mes Barcelonës dhe skuadrës nga Premierë Liga, Felix Brych akordoi penalti në minutat e para të ndeshjes por gjithçka u anulua me të shqyrtuar rastin në ekranet e teknologjisë VAR jashtë linjave.

Sidoqoftë, Lionel Messi prodhoi më pas disa momente magjike të tij duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 16′ pas një goditje të fuqishme që përfundoi në qoshen e djathtë të portës së De Geas, ndërsa goli tjetër erdhi vetëm katër minuta më vonë si pasojë e një gabimi nga portieri spanjoll./arbresh.info/


Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu (1116‘, 20‘) dy golat nga Messi dhe anulimin e penaltisë:

Lajmet më të lexuara