VAR-i anulon penaltinë por jo edhe magjinë nga Lionel Messi

21:24 | 16 Prill 2019

Lionel Messi në formë spektakolare ka dërguar në avantazh skuadrën e tij në Camp Nou.

Gjiganti katalunas është duke udhëhequr tani me rezultat  2 me 0 në ndeshjen kundër Manchester United, shkruan portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” shpëtuan nga teknologjia VAR që anuloi penaltinë e akorduar nga gjyqtari, por Lionel Messi në një moment tregoi magjinë e tij duke shënuar supergol nga distanca.

Pasi rrëmbeu topin nga mbrojtja e mysafirëve, Messi bëri një driblim dhe në formë të shkëlqyer dërgoi topin në qoshe të krahut të djathtë te porta e David De Geas.

Mirëpo, Messi tentoi sërish duke bërë një goditje të fuqishme sërish jashtë zonës dhe De Gea nuk arriti të ndal goditjen e tij që i rrëshqiti nga duart.

Takimi i sotëm mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të ndeshjes kthyese në çerekfinale të Ligës së kampionëve./arbresh.info/


Lajmet më të lexuara