Van Gaal: United duhet të fitojë ndaj Liverpoolit

14:22 | 21 Mars 2015

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka thënë se ekipi i tij duhet të fitojë patjetër ndaj Liverpoolit për të përfunduar në top-katërshen e Premier Ligës.

United pozicionohet në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Liverpooli që me një fitore të mundshme do t’ia nxinte këtë pozitë rivalit të përjetshëm.

Liverpooli është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe për herë të fundit është mposhtur nga United, ndërsa van Gaal e di se fitorja do t’ia siguronte rikthimin e Unitedit në Ligën e Kampionëve.

“Gara për titull do të zgjasë deri në fund”, ka thënë trajneri holandez. “Por një fitore ndihmon, ndihmon shumë. Ndihmon që Manchester United të vazhdojë përpara”.

“Gjithmonë fokusohemi për ndeshjen e radhës sepse Manchester United nuk mendon për momentin. Ne duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe ndeshjen pas Liverpoolit përndryshe nuk do të thotë asgjë fitorja ndaj Liverpoolit”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara