Van Dijk: Dua të arrij gjëra të pabesueshme me Liverpool-in

21:59 | 6 Prill 2020

Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk ka thënë se nuk është duke menduar largimin dhe dëshiron të fitojë trofe të tjera me Liverpool.

Holandezi sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon iu nevojiten vetëm dy fituar për të siguruar Premierë Ligën, transmeton portali arbresh.info.

Van Dijk ka thënë se dëshiron të fitojë gjëra të pabesueshme, pasi kanë një skuadër fantastike.

“Dua të arrij gjëra të pabesueshme këtu. Kemi skuadër fantastike, nuk do të prishim gjithçka, duhet të vazhdojmë të fitojmë”.

“Kemi trajner që na njeh, skuadër fantastike, stil të lojës që sjellë fitore, stadium dhe mbështetës që bëjnë punën e tyre”.

“Dua të jem si një ndër ata lojtarët që rikthehet në Anfield pas pensionimit. I shoh legjendat duke luajtur për klubn dhe ndihem se pjesë e familjes së madhe”, deklaroi ai.

Verën e kaluar kishte raportime të shumta që Van Dijk kërkohet nga Real Madrid, të cilët e shohin si zëvendësuesi adekuat i Sergio Ramos./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara