Van Dijk, De Ligt e De Jong startojnë për Holandën

17:44 | 13 Tetor 2019

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Bjellorusisë dhe Holandës.

Holanda e nis këtë ndeshje me dyshen e talentuar, Frenkie De Jong dhe Mathijas De Ligt, derisa startojnë edhe dyshja fantastike e Liverpoolit, Virgil van Dijk (kapiten) dhe Georginio Wijnaldum.

Holandës i duhet patjetër fitore, për të mos rrezikuar kualifikimin në Euro 2020.

Pas pesë xhirove në Grupin C, Holanda, Gjermania dhe Irlanda Veriut kanë nga 12 pikë, megjithëse dy të parët kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja starton në ora 18:00. /Gazeta Express/

Lajmet më të lexuara