Van der Sar: Van de Beek-in mund ta krahasoja me Scholes

11:29 | 17 Shtator 2020

Legjenda e Manchester United-it, Edëin van der Sar e ka krahasuar mesfushorin Donny van de Beek, me mesfushorin Paul Scholes.

“Djajtë e Kuq” investuan 35 milionë euro për të transferuar holandezin, i cili mund të luajë pranë Paul Pogba-n dhe Bruno Fernandes-in, transmeton portali arbresh.info.

Van der Sar e ka krahasuar holandezin me legjendën e “Djajve të Kuq”, Scholes shkaku që i pëlqen të hyjë brenda 16-metërisht dhe të shënojë gola.

“Ai mund të luajë në pozitat e ndryshme në mesfushë. Teknika e tij është brilante. Mund ta krahasoj pak me Scholes, atij i pëlqen të hyjë dhe të shënojë gola”.

“Ndoshta është e padrejtë ta krahasojë me Scholes, por është i mirë dhe jam i sigurt se do jetë shumë i për skuadrën që është duke formuar Ole me United-in”, deklaroi ai.

Manchester United synon që gjatë kësaj merkato verore të transferojë edhe një sulmues, derisa në listë prinë Ivan Perisic-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara