Van der Sar beson se Ajaxi mund ta eliminojë Juventusin

20:27 | 27 Mars 2019

Edwin van der Sar beson se Ajaxi mund të fitojë ndaj Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ish-portieri i Juventusit beson se skuadra holandeze ka të gjitha kualitetet për ta befasuar edhe Zonjën e Vjetër, thotë se fitorja ndaj Real Madridit i ka dhënë shumë besim ekipit, transmeton telegrafi.

“Do të jetë ndeshje entuziazmuese ndaj Juves”, ka thënë shefi ekzekutiv i kluit holandez për Sport Mediaset.

“Jam i lumtur që jemi në çerekfinale. Kemi luajtur në nivel të lartë ndaj Real Madridit dhe shpresojmë ta vazhdojmë edhe ndaj Juves në Amsterdam”.

“Ekipi beson. Ata mund të fitojnë ndaj Juves. Kemi ekip të ri dhe i kemi shtuar eksperiencë, për shembull me Tadicin dhe kemi sjell Blindin nga Manchester Unitedin”.

“Jemi ende në Ligën e Kampionëve dhe mund të mundim Juventusin, fitorja ndaj Real Madridit dhe ndeshjet si ajo ndaj Bayernit, na japin shumë besim”.

“Ronaldo? E njoh Cristianon mirë, kam luajtur me atë për katër vite. Ai do të bëjë çdo gjë që të jetë i gatshëm, sepse dëshiron fitoren dhe kualifikimin, ashtu si Ajaxi. De Ligt ka të ardhme të madhe para vetës”, ka shtuar për fund Van der Sar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara