Van de Beek: Spekulimet që thonë se kam marrëveshje me Realin nuk kanë kuptim

23:30 | 13 Shkurt 2020

Mesfushori i Ajax, Donny van de Beek ka thënë se spekulimet që thonë se holandezi ka arritur marrëveshje me Real Madridin nuk kanë kuptim dhe janë të parakohshme.

Muajin e kaluar De Telegraaf, ka thënë se Van de Beek ka arritur marrëveshje me “Los Blancos” për ta transferuar në fund të sezonit për 55 milionë euro.

Mirëpo, këto raportime i refuzoi 22-vjeçari i cili në një intervistë për Diario Sport deklaroi se marrëveshja nuk është arritur.

“Nuk ka kuptim. Nuk mund të kontrolloj çfarë njerëzit thonë. Është e parakohshme. Gjithmonë kam thënë, nuk ngutem”.

“Jam i lumtur këtu. Nëse ndodh, atëherë ndodh”, deklaroi ai.

Qendërmesfushori kaloi tërë karrierën profesionale në Amsterdam dhe thuhet se në garë për të mbetet Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara