Valverde shuan frikën: Lëndimi i Messit nuk është serioz

23:53 | 24 Shtator 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka shuar frikën që kapiteni Lionel Messi ka pësuar lëndim serioz.

Messi ka startuar kundër Villarreal CF për herë të parë në sezonin 2019/20 pas problemeve me pulpë të këmbës gjatë ndeshjeve parasezonale, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Argjentinës u largua pas pjesës së parë kundër skuadrës së Javi Callejas si pasojë e lëndimit në kofshë, por Valverde ka konfirmuar pas ndeshjes se zëvendësimi ka qenë si një masë paraprake.

“Sigurisht që kur Messi lëndohet, të gjithë e vërejnë”

“Megjithatë, nuk duket sikur një lëndim serioz”

“Ai është duke vuajtur nga një dhimbje e vogël në muskulin aduktiv dhe ne nuk duam të rrezikojmë”

Valverde ka konfirmuar gjithashtu se Messi do të kontrollohet nga stafi mjekësor i klubit, por pritet të jetë në gjendje të luaj kundër Getafes në ndeshjen tjetër në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara