Valverde për të ardhmen e Messit: Nuk shqetësohem, ai vendos vet

20:19 | 13 Shtator 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Vlaverde ka folur për të ardhmen e Lionel Messit por nuk është aspak i shqetësuar me atë se çfarë do të bëjë argjentinasi tutje.

32-vjeçari pritet të ketë një tjetër sezon të madh te katalunasit këtë edicion, transmeton portali arbresh.info. Por, këtu ka pasur raporte rreth të ardhmes së tij ndërkohë që marrëveshja e tij aktuale skadon në verën e vitit 20222.

Raportet kanë zbuluar gjithashtu se lojtari mund të largohet nga Barcelona kurdo që dëshiron.

Megjithatë, në një konferencë për shtyp, Ernesto Valverde ka folur për të ardhmen e superyllit dhe nuk dukej aspak i shqetësuar.

“Nuk shqetësohem për të ardhmen e tij, të gjithë vendin për të ardhmen e tyre. Unë nuk jam doktor, por unë jam me të, ne do të vazhdojmë përpara me kujdes”

Messi është duke u rikuperuar nga lëndimi ndërkohë që katalunasit do të përballen me Valencian në ndeshjen e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara