Valverde i zemëruar me trajtimin e Barcelonës

13:13 | 12 Janar 2020

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ndihet se është keq-trajtuar nga Barcelona.

Ka qenë e dhimbshme për Valverden eliminimi nga Atletico në Superkupa e Spanjës, mirëpo ky i fundit është zemëruar që mund të shkarkohet nga posti i kampionit të Spanjës.

Ende nuk janë bërë zyrtare negociatat e klubit blaugranas me Xavi Hernandez, por një gjë e tillë është duke ndodhur.

Kjo gjë ka bërë që Valverde të jetë i zemëruar me presidentin, Josep Maria Bartomeu, me të cilin pritet të bisedojë në ditët e ardhshëm.

Barcelona në La Liga është lider me pikë të barabarta me rivalin Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara