Valmir Veliu pritet nga tifrozët llapjanas para ndeshjes Llapi – Feronikeli

17:37 | 15 Maj 2019

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, ishte lëndua në ndeshjen e fundit ndaj skuadrës së Prishtinës, ku me urgjencë ishte dërguar në spital.

Veliu kishte humbur ndjenjat dhe u nevojit ndërhyrja e mjekëve që t’ia shpëtonin jetën.

Ai sot para ndeshjes foli në fushë, ku Llapi është duke luajtur me Feronikelin.

Skuadra e tij i ka kushtuar një dedikim të veçantë atij.

Bashkëlojtarët e tij dhe ata të Feronikelit kanë mbajtur fanellën e tij në shenjë solidarizimi me lëndimin e tij, duke shpresuar që ky gjest do ta bënte atë të ndjehej më mirë.

Veliu u duartrokit nga tifozët e Llapit në “Zahir Pajaziti”. Pjesa e parë u mbyll 1-1. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara