United gjen zëvendësimin e Sancho, sytë kah ylli i Fiorentinës

09:06 | 16 Mars 2020

Manchester United do provojë të transferojë sulmuesin e Fiorentinës, Federico Chiesa, nëse dështojnë të arrijnë marrëveshje me yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sancho është në radarin e “Djajve të Kuq” që me shumë se 12 muaj dhe klubi anglez provojë shumë që ta transferojë në verë, por nuk arriti, transmeton portali arbresh.info.

Kurse, këtë sezon nëse duan ta transferojë atëherë duhet të paguajnë vlerën prej 120 milionë euro.

Sipas Le10Sport, United e sheh Chiesa si zëvendësuesi i duhur i anglezit, pasi e kanë vërejtur si ka përparuar lojtari në vitet  e fundit.

Transferimi i Chiesa në vend të Sanchos do ishte më i lirë duke konsideruar se italiani ka vetëm dy vite kontratë të mbetura me klubin italian.

Chiesa këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara