Unai Emery fajëson arbitrit: Mund të isha trajneri më i mirë në botë

23:12 | 10 Shkurt 2020

Ish-trajneri i Arsenal, Unai Emery beson se nëse do ishte VAR gjatë kohës kur ishte në stolin e PSG-së, do fitonte çmimin e trajnerit më të mirë në botë.

Emery u shkarkuar nga PSG sepse dështoi të fitojë Ligën e Kampionëve, pavarësisht që fitoi shtatë trofe me “Parisienët” për dy sezone, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku spanjoll për France Football tha se nëse janë eliminuar nga Barcelona për shkak të vendimeve të arbitrave.

“Në Paris e humba shansin për tu bërë trajneri më i mirë në botë. Fitova Ligue 1, katër kupa dhe dy trofe të kupës së kampionit, por qëllimi kryesor ishte Liga e Kampionëve”.

“Në vitin e parë kundër Barcelonës, luajtëm shumë mirë në ndeshjen e parë, ndërsa në të dytën u eliminuam sepse VAR nuk ekzistonte. Jemi eliminuar prej vendimeve të arbitrave”.

“Në vitin e dytë kundër Real Madridit, humbëm kundër skuadrës që bëri historinë duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve”.

“Për të mbyllur në vitin e parë u eliminuam nga arbitrit, ndërsa në të dytin nga kampionët e mëhershëm dhe të ardhshmit”.

Emery për momentin nuk është në stolin e ndonjë skuadre derisa para disa muajve është shkarkuar nga “Topçinjtë”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara