Unai Emery bllokon largimin e këtij sulmuesi nga Arsenali

21:22 | 31 Janar 2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka bllokuar sulmuesin e ri Eddie Nketiah për largim nga klubi në ditën e fundit të kësaj merkato të transferimeve.

Talenti i ri dukej se do t’i bashkohej në formë huazimi skuadrës së Augsburgut, por pamundësia e Arsenalit për të transferuar një tjetër lojtar në sulm ka bërë që kjo lëvizje të mos finalizohet, transmeton portali arbresh.info.

“Topçinjtë” janë përfolur për transferimin e yjeve si Yannick Carrasco dhe Ivan Rakitic, por asnjëri prej tyre nuk pritet të transferohet në Emirates.

Si pasojë e kësaj, Emery nuk dëshiron të humbas një lojtar rezervë mjaftë të mirë si Nketiah.

Tifozët e Arsenalit nuk kanë parë ndonjë gjë konkrete së fundmi nga Nketiah, por talenti i ri anglez e nisi në formë befasuese karrierën e tij te skuadra në veri të Londrës sezonin e kaluar duke shënuar dy gola kundër Norwich Cityt në Carabao Cup.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse 19-vjeçari do të marr ndonjë mundësi të madhe në skuadrën e parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara