UEFA zgjedh golin më të mirë në Euro 2016 (Video)

13:09 | 13 Korrik 2016

UEFA ka zgjedhur golin më të mirë të shënuar në Kampionatin Evropian 2016.

Goli i hungarezit, Zoltan Gera, i shënuar në ndeshjen që përfundoi me barazim 3-3 kundër Portugalisë, është zgjedhur si më i miri i këtij turneu madhështor, shkruan portali arbresh.info.

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ishte gjithashtu në këtë garë për golin më të mirë pas lëvizjes akrobatike nga 16 metra, nuk ka arritur të zgjedhet më i miri i Euro 2016./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara