UEFA Super Cup Final ekskluzivisht në Kujtesa Sport

11:23 | 14 Gusht 2019

Kampionët mbretërues nga dy garat më spektakolare europiane UEFA Champions League që është Liverpool FC dhe kampioni i UEFA Europa League që është Chelsea Football Club, do të ndeshen për finalen e UEFA Super Cup 2019.

Kjo ngjarje do të zhvillohet sonte, me 14 Gusht, në Stamboll, nga ora 21:00. Mirëpo adhuruesit e futbollit të cilët nuk kan pas mundësi me qenë prezent në stadion, do të mund ta ndjekin ndeshjen live në KSport 1, në platformën Kujtesa, me komentim nga Agon Radoniqi dhe Lab Mehmeti.

Për herë të parë, në një finale të UEFA-s të meshkujeve, Gjyqëtare kryesore është një femër, francezja Stephanie Frappart.
Gjitashtu, vlen të përmendet se skuadra e Liverpool ka qindra mijëra përkrahës në Kosovë, Liverpool Reds. Një pjesë e tyre kanë kanë udhëtuar në Stamboll për të shikuar ndeshjen kundër Chelseat që i takon Superkupës së Evropës; e këta Kujtesa është siguruar t’i përkrahë. Uniforma e tyre është interesante, me një bluzë të kuqe dhe shqiponjë të zezë në gjoks dhe me logo të platformës Kujtesa, e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet përkrahësi më i madh i sportit dhe ngjarjeve sportive brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë këtij udhëtimi do të realizohet edhe një dokumentar që do të quhet “Istanbul is Wonderful” , të cilin Kujtesa do t’a publikoj për të gjithë adhuruesit e sportit.

Ndiqni ngjarjen më të madhe sportive në vend, vetëm në KSport 1.

(Artikull i sponsorizuar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara