UEFA publikon momentin kur Keidi Bare trullos dy yjet e Francës

16:34 | 10 Shtator 2019 | Arsim Namani

Shqipëria mund të ketë pësuar një disfatë të rëndë kundër Francës, por njëri nga lojtarët e kuqezinjve kishte disa momente të bukura në fushë.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur me rezultat të thellë 4 me 1 në takimin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër kampionit të botës javën e kaluar në stadiumin Stade de France, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, mesfushori me tipare sulmuesi Keidi Bare kishte tregoi aftësitë e tij ndaj yjeve të gjigantëve në La Liga si Atletico Madridi e Barcelona.

Në një përballje direkte në krah me lojtarin e gjigantit katalunas Antoine Griezmann, Bare bëri disa lëvizje të bukura duke e trullosur atë para se të lë pas edhe Thomas Lemarin duke ia vendosur topin mes këmbëve.

Ky moment i bukur është publikuar nga kanali zyrtar i UEFA-së për Euro 2020 në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara