UEFA e quan ‘triller’ ndeshjen Angli – Kosovë, pyet kush ishte ylli i ndeshjes

14:10 | 12 Shtator 2019

Faqja e UEFA-s ka pyetur se kush ishte ylli i ndeshjes, në takimin Anglia – Kosova.

Angli – Kosovë ishte një prej ndeshejve më dramatike të zhvilluara deri tani në kualifikueset e Evropianit, shkruan Insporti

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “St Mary’s” të Southamptonit, në kuadër të grupit A të kualifikimeve, ‘Dardanët’ u mposhtën 5:3 nga ‘Tre Luanët’.

Ndër më të mirët te Kosova, dhe në ndeshje, ishte mesfushori i Lazios, Valon Berisha.

Përveç Berishës, paraqitje të jashtëzakonshme pati edhe Vedat Muriqi, që asistoi në dy prej golave të Berishës, dhe shënoi një nga penalltia.

Faqja zyrtare e ‘UEFA Euro 2020’ ka pyetur ndjekësit në Twitter se kush ishte ylli i ndeshjes në këtë takim.

“Një triller tetë-golësh ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Ylli i ndeshjes ishte _______ “, shkruhet në postim të UEFA-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara