“Tuchel ka refuzuar Bayernin, është në bisedime me Arsenalin”

16:44 | 25 Mars 2018

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, është në bisedime me Arsenalin, për ta zëvendësuar trajneri francez, Arsene Wenger.

Tuchel i cili për herë të fundit ishte trajner i Borussia Dortmundit, po konsiderohet si trajneri i ardhshëm i Bayern Munich nga mediat gjermane.

Megjithatë, sipas legjendës gjermane, Lothar Matthaus, Tuchel ka refuzuar gjigantin bavarez për skuadrën angleze.

“Ju e dini, unë jam edhe një gazetar, ne duhet të bëjmë tituj çdo ditë”, ka thënë Matthaus për Omnisport.

“Unë mendoj se Thomas Tuchel mund të jetë favoriti, por e di se ai është në kontakt me Arsenalin dhe askush nuk e di se çfarë ndodh prapa dyerve”, përfundoi gjermani.

Tuchel, i cili ishte trajneri kryesor i Mainzit para se të merrte në dorë Dortmundin në 2015, u largua nga Signal Iduna Park në maj të vitit të kaluar, vetëm tri ditë pas fitores së Kupës DFB-Pokal. /arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara