Tronditet futbolli kosovar, ndërron jetë futbollisti i ri derisa po shkonte në stërvitje

23:52 | 10 Tetorë 2018

Qyteti i Mitrovicës dhe futbolli kosovar është tronditur ditën e sotme.

Pas një aksidenti tragjik të ndodhur në këtë qytet, ka ndërruar jetë futbollisti i ri kosovar, Xhevat Jusufi (11-vjeçar).

Ai ka ndërruar jetë derisa po shkonte në stërvitje të ekipit pas një aksidenti.Lajmi e ka tronditur opinion futbolldashës kosovar, derisa shumë futbollistë e trajnerë nga qyteti i Mitrovicës i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Me një telegram ngushëllimi ka reaguar edhe klubi i Trepçës ’89 në rrjetin social Facebook. “Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Jusufi, Shoqërisë, SH.F. “LUSHTA” dhe gjithë qytetit të Mitrovicës. Në këto momente të vështira për Familjen Lusim Zotin që t’u jap forcë dhe të përballoni sa më lehtë dhimbjen dhe pikëllimin”, shkruhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të Trepçës ’89.

Shpërndaje në rrjete sociale