Tri klube në Serie A pas talentit brazilian?

20:50 | 12 Shtator 2019

Interi, Juventusi dhe Napoli raportohet se janë të gjithë duke vëzhguar mesfushorin e Athletico Paranaenses, Bruno Guimaraes.

Bazuar në një raport nga Globo Esporte, tri klube kanë qenë duke vëzhguar Bruno Guimaraes, një mesfushor 21 – vjeçar defanziv, transmeton portali arbresh.info.

Siç shkruan Calciomercato, braziliani ka “shumë këmbë të mira” dhe posedon një rekord prej 90 për qind të pasimeve të finalizuar dhe ka aftësi “të mrekullueshme” për vrapim.

Ai është përshkruar gjithashtu si një përzierje mes mesfushorit Allan (Napoli) dhe Arthur Melos (Barcelonë).

Guimaraes ka një klauzolë prej 40 milionë euro në kontratën e tij, por Globo Esporte paralajmëron tri klubet italiane se në garë janë edhe Chelsea dhe Atletico Madridi./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara