Tre të arrestuar, gjendet i vdekur ish futbollisti brazilian

17:27 | 23 Prill 2019

Ish futbollisti brazilian Valdiram raportohet se është gjetur i vdekur në Sao Paulo dhe tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e tij.

36-vjeçari, i cili ka filluar karrierën në Vasco da Gama, ka luajtur në përgjithësi për 18 klube të ndryshme por raportet sugjerojnë se ka pasur probleme të shumta së fundmi, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga The Mirror, ai ka pasur probleme me alkool dhe varësi të drogës si dhe ishte duke jetuar në rrugë ndërkohë që thuhet se është gjetur tani i vdekur dhe tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij.

Njëri prej tyre tashmë është lëshuar ndërkohë që teste të tjera do të kryhen për të përcaktuar shkakun e vdekjes derisa hetimi shpresohet se do të rezultojë me detaje të nevojshme në lidhje me tragjedinë.

Valdiram ka luajtur së bashku me Romarion në Vasco dhe ka pasur një fillim premtues në karrierën e tij, por më vonë ka pasur probleme për të shfaqur potencialin e tij të plotë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara