Trajneri i Shakhtarit ishte detyruar ta vesh kostumin qesharak pas fitores ndaj Man Cityt

10:22 | 7 Dhjetorë 2017

Manchester City humbi rekordin e tyre si të pamposhtur duke pësuar disfatë mbrëmjen e kaluar ndaj Shakhtar Donetskit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e përfolur pas ndeshjes nuk ishte ajo që ndodhi gjatë eventit që u shpalos në fushë, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra ukrainase iu bashku Manchester Cityt në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve pas fitores 2 me 1 që do të thoshte se trajneri i Shakhtarit, Paulo Fonseca, ishte i detyruar të qëndroj pas premtimit që kishte bërë në fillim të sezonit.

Trajneri portugez veshi një maskë festive të Zorros me një kapelë të zezë në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke deklaruar se e kishte premtuar këtë në rast se skuadra e tij kalon fazat eliminuese të këtij kompeticioni.

“Kjo është konferenca për shtyp më e mirë në karrierën time”, u ka thënë fillimisht Foncesca gazetarëve.

“Jam shumë i lumtur. Mendoj se jo vetëm tifozët e Shakhtarit por të gjithë ukrainasit janë krenar me skuadrën tonë. 12 pikë në një grup të tillë janë fantastike”

Shakhtari nuk pritej të vazhdonte tutje pasi ishte në një grup ku ishin klubet si City, Napoli dhe Feyenoordi./arbresh.info/