Trajneri i Nottinghamit e lavdëron Muriçin, edhe pse s’po ia beson pozitën e portierit të parë

11:33 | 23 Nëntor 2019

Trajneri i Nottinghamit, Sabri Lamouchi e ka lavdëruar portierin kosovar të huazuar nga Manchester City, Arijanet Muriçin, për sjelljen e tij si profesionit.

Nottingham Foresti do të kthehet në fushën e lojës sot, kur do të udhëtojnë në Ashton Gate për t’u përballur me Bristol Cityn në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Lamouchit e siguroi transferimin e Muricit në formë huazimi për një sezon gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo 21-vjeçari i huazuar nga Manchester City s’ka arritur të lë gjurmë në Championship ashtu siç do të kishte dashur.

Muriçi luajti në katër ndeshjet e para të sezonit 2019/20, mirëpo tani pozitën e portierit të parë e mban Brice Samba, i cili ka qenë mbresëlënës në portë dhe e ka lënë Muricin në stol.

Megjithatë, Lamouchi është shumë i impresionuar nga sjellja e kosovarit që kur ai e humbi vendin në formacionin e parë të skuadrës.

“Ai është shumë pozitiv në seancat stërvitore dhe është një djalosh i mirë. Ai ka qenë shumë i mirë. Është ende portier i ri, i ka ende vetëm 21 vjet. I luajti dy ndeshje me ekipin kombëtar dhe u kthye të stërvitej me ne. Është profesionist”, ka thënë Lamouchi.

Pep Guardiola mund të bindet ta kthejë Muricin në Manchester City në janar, për shkak të mungesës së minutave të lojës që kosovari po i ka në Nottingham. Kampionët në fuqi të Anglisë mund të prefero

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara