Trajneri i Italisë, Mancini: Ndihem shumë keq për Balotelli-n

12:51 | 29 Tetor 2020

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se ndihet shumë keq për Mario Balotelli-n, që ende s’ka gjetur klub të ri.

Italiani është pa skuadër që prej kohës kur ndërpreu kontratën me Brescia, të cilët janë në Seria B, transmeton portali arbresh.info.

Mancini tha se i vjen keq që e sheh në këtë gjendje dhe se gjithmonë ka pritur që ai të shkëlqejë.

“Ndihem keq, është 30-vjeçar. Më vjen keq që është në këto kushte dhe nuk gjen skuadër. Nuk ia ka dal mirë në vitet e fundit”.

“Kualitetet që ka do ishin shumë të dobishme në Kombëtare. Gjithmonë shpresoja se ndonjë gjë t’i ndodhte, e dua, e shoh si fëmijë”, deklaroi ai.

Balotelli ka luajtur në klube të mëdha gjatë karrierës si Inter, Manchester City, Milan dhe Liverpool.

Edicionin e kaluar ai realizoi pesë gola në 19 ndeshje./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara