Trajneri dhe futbollistët e Gjilanit rezultojnë negativ në testin e koronavirusit, largohen nga qëndra studentore

19:40 | 21 Maj 2020

Skuadra e Gjilanit, sot (e enjte) ka njoftuar se trajneri Gentian Mezani se bashku me futbollistët Oltion Rapa, Shkëlqen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku dhe Franc Veliu kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Testet janë bërë nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe kjo iu ka dhënë të drejtën të largohen nga qendra studentore, transmeton portali arbresh.info.

Personat në fjalë do vazhdojnë të jenë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Gjilani gjithashtu ka njoftuar se edhe Muhamed Useini dhe Darko Nikaç, gjithashtu kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus./arbresh.info.

NJOFTIMSot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe…

Publiée par SC Gjilani sur Jeudi 21 mai 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara