Tragjedi: Vdes portieri duke festuar penaltinë e mbrojtur

20:56 | 11 Korrik 2019

Një portier adoleshent ka ndërruar jetë në Argjentinë derisa ishte duke festuar një penalti të mbrojtur me gjoks.

Ramon Ismael Coronel u shtri në fushë para se të pësonte sulm kardiak para tifozëve dhe bashkëlojtarëve të tronditur, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët e skuadrës së tij e dërguan me nxitim në spital duke e vendosur në pjesën prapa të një kampioni për shkak se nuk kishte ambulancë të pranishme, por ai vdiq gjatë rrugës dhe përpjekjet për të rikthyer atë në jetë nga stafi mjekësor pas arritjes së tij në spital ishin të pasuksesshme.

Tragjedia ndodhi rreth orës 9 pasdite  në një fshat afër qytetit të Reconquistas në veri të provincës së Santa Fe.

17-vjeçari, i njohur ndryshe si Piki, ishte duke luajtur për skuadrën Union de Golondrina në një ndeshje përkrah një festivali fetar vjetor të mbajtur në këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara