Tottenhami hyn në garë për Milikun

17:29 | 15 Shtator 2020

“Spurs” janë në kërkim të një sulmuesi dhe duket se ia kanë vënë syrin sulmuesit në largim të Napolit, i cili kërkohet edhe nga klubet italiane.

Pasi dështoi ta transferonte Vedat Muriqin, Tottenhami është vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër për sezonin e ri.

Dhe, duket se “Spurs” do të “peshkojnë” në kampionatin italian.

Në fakt, portali “Football Insider” raporton se klubi londinez ia ka vënë syrin sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.

Trajneri Jose Mourinho e ka bërë përfaqësuesin polak si objektiv kryesor dhe Tottenhami është i gatshëm t’ia ofrojë atij një rrogë të majme prej 90 mijë funtesh në javë.

Milikun ndërkohë e duan edhe klubet italiane, mbi të gjitha Juventusi dhe Roma, ndërsa kohë më parë e pëlqente edhe Milani.

Milik pritet të largohet gjithsesi nga “San Paolo” në javët në vazhdim dhe Tottenhami mund të jetë një opsion ideal për të. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara