Tottenham pëson humbjen e parë nën urdhrat e Mourinhos, fitojnë Chelsea e Leicester

22:25 | 4 Dhjetor 2019

Tottenham nën urdhrat e Jose Mourinhos ka pësuar humbjen e parë nga Manchester United me rezultat 2 – 1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Rashford në minutën e gjashtë, ndërsa Alli në minutën e 39-të barazoi shifrat, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë golashënues ishte përsëri Rashford në minutën e 49-të pasi nuk dështoi nga pika e bardhë, gol i cili njëkohësisht ishte i fundit në ndeshje.

 

Chelsea gjithashtu ka arritur të mposhtë Aston Villan me rezultat të ngushtë 2 – 1, transmeton portali arbresh.info.

Serinë e golave e hapi Abraham në minutën e 24-të ndërsa në minutën e 41-të Trezeguet i barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 48-të Mount gjeti rrugën drejt golit, gol i cili për “Blutë” vlen tri pikë.

Nga ana tjetër edhe Leciester ka arritur të fitojë tri pikë kundër Watford, të cilin e mposhti me rezultat 2-0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, se pari Vardy në minutën e 55-të nga pika e bardhë, pastaj Maddison në minutat shtesë së pjesës së dytë.

Pas kësaj fitore Leicester rikthehet në vendin e dytë në tabelë me 35 pikë, pesë me pak se lideri Liverpool.

Ndërsa United ngritët në vendin e gjashtë me 21 pikë, kurse Tottenham zbret dy pozita më poshtë në vendin e tetë me 20 pikë.

Nga ana tjetër Chelsea mbetet në vendin e katër me 29 pikë, tri me pak se City që renditët në vendin e tretë./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara