Tottenham pas yllit të Romës

10:33 | 6 Shkurt 2020

Tottenham është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Romës, Cengiz Under.

22-vjeçari te “Romakët” ka qenë titullar që prej transferimit nga Istanbul Basaksehir duke shënuar 16 gola dhe kontribuar me 11 asistime në 82 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Gunes (gazetë turke), trajneri Jose Mourinho është admirues i Under, vlera e të cilit është 35 milionë euro në Transfermarkt.

Thuhet se Spurs do provojë ta transferojë nëse arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Under këtë sezon nuk ka qenë në formën më të mirë duke shënuar vetëm dy gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Nga ana tjetër, Tottenham ka sulmues mjaftë të mirë, por Mourinho dëshiron ende më shumë përforcimin e sulmit sepse sezonin tjetër do jenë një ndër konkurrentët kryesor për titull./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara