Tottenham-i me mjaftë vështirësi triumfon ndaj Burnley-it

22:53 | 26 Tetor 2020

Tottenham-i ka arkëtuar me mjaftë vështirësi pikët e plota në udhëtim të Burnley, duke triumfuar me rezultat minimal 0 – 1.

Skuadra e Jose Mourinho-s zhvilloi ndeshje më të mirë, por arriti vetëm një herë të realizoi në portën e vendasve, shkruan portali arbresh.info.

Heroi i ndeshjes për Spurs ishte Heung-Son që u asistua nga Harry Kane në minutën e 76-të për të shënuar golin e fitores.

Tutje, dy skuadrat provuan, mirëpo assesi nuk ia dolën të realizojnë.

Pas kësaj fitore, Tottenham-i ngritët në pozitën e pestë me 11 pikë dy me pak se lideri Everton, derisa Burnley renditët në pozitën e 18-të me vetëm një pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara