Tottenham-i e pëson në fund, barazon me West Ham-in

19:27 | 18 Tetor 2020

Tottenham-i ka barazuar kundër skuadrës së West Ham-it me rezultat 3 – 3.

Skuadra vendase gjatë pjesës së parë realizoi tri herë, derisa në fundin e ndeshjes mysafirët barazuan gjithçka duke realizuar tri herë, shkruan portali arbresh.info.

Qysh në minutën e parë, Son pas asistimi së Kane ndryshoi shifrat, kurse pas shtatë minutave anglezi dyfishoi rezultatin.

Ishte përsëri Kane që shënoi në minutën e 16-të duke shkuar në pushime me rezultat bindës.

Mirëpo, në fundin e pjesës së dytë, Balbuena ngushtoi epërsinë në minutën e 82-të, kurse pas tre minutave Sanchez shënoi autogol për të ringjallur ndeshjen dhe pikën West Ham-it ia siguroi Lanzini me supergol në fundin e ndeshjes (90+4).

Pas këtij barazimi, Tottenham-i renditët në pozitën e gjashtë me tetë pikë, derisa West Ham qëndron në pozitën e shtatë me shtatë sosh./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara