Tottenham i bashkohet garës për yllin e RB Leipzig

17:23 | 12 Shkurt 2020

Tottenham është duke monitoruar situatën e qendërmbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është duke u munduar të përforcojë mbrojtjen dhe ishte i pranishëm në përballjen Bayern – Leipzig, për të parë Upamecanon në aksion.

Sipas The Mirror, tekniku portugez është i ndarë i kënaqur me paraqitjen e francezit, klauzola e të cilit është 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi, Jan Vertonghen pritet të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit si lojtar i lirë në fund dhe Upamecano shihet si zëvendësimi i duhur.

Mirëpo, për transferimin e Upamecanos, Tottenham duhet të fitojë garën ndaj Bayern Munich dhe Arsenal të cilët që një kohë janë duke shfaqur interesim.

Spurs do përballen me RB Leipzig me 19 shkurt në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara