Tottenham-i arrin marrëveshje me Real Madrid-in për të transferuar dy yjet madrilen

08:02 | 16 Shtator 2020

Tottenham ka arritur marrëveshje me Real Madrid-in që të transferojë dy lojtarët nga klubi madrilen.

Spurs ka arritur marrëveshje për Sergio Reguilon dhe Gareth Bale, transmeton portali arbresh.info.

Për Reguilon, Tottenham-i do paguajë 30 milionë euro dhe do e lejojë kartonin e riblerjes në rast se “Los Blancos” duan ta rikthejnë në skuadër.

Kurse, Bale do huazohet dhe gjiganti anglez do i paguajë gjysmën e tërë pagesës.

Tani ka mbetur vetëm që skuadra e Jose Mourinho-s të arrijë marrëveshje personale me dy lojtarët dhe transferimet mund të ndodhin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara