Torino konfirmon rastin e katërt me COVID-19 në skuadër

19:00 | 21 Nëntor 2020

Torino ka njoftuar se lojtari i katër ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19.

Para disa ditëve, skuadra italiane bëri të ditur se ka tri raste pozitive në skuadër, derisa emrat nuk u bën të ditur, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sot ka njoftuar se edhe një lojtar ka rezultuar pozitiv sa ishte duke luajtur për Kombëtaren.

Kjo nënkupton, që Torino ka katër raste pozitive, ndërsa të dielën përballen me Interin.

Thuhet se njëri ndër të prekurit është edhe ylli kosovar, Mërgim Vojvoda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara