Topalli e shpëton ekipin turk nga humbja

14:51 | 28 Nëntor 2020

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë.

Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ shtesë, e shpëtoi Malatyasporin nga humbja.

Është ky goli i parë në ligë për 22 vjeçarin nga Kaçaniku.

Topalli akoma nuk ka gjetur formën optimale në Turqi, por ky gol mund të ndihmoj shumë në rritjen e vetëbesimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara