Tifozët e Dritës tregohen të shkëlqyeshëm, kështu e sfiduan të ftohtin e Pejës (FOTO)

16:10 | 19 Shkurt 2017

Besa e Pejës ka kaluar në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll duke e eliminuar Dritën e Gjilanit me shifrat 3:1, raporton Arbresh.info.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me shifrat 1:1 kurse Besa në minutat shtesë shënoi edhe dy gola për ta arritur kualifikimin. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ ishin fituesit në tribuna të kësaj sfide.

Ani pse në temperatura të ulëta, ata për gjatë 120 minuta, nuk u ndalën së përkrahuri ekipin e tyre Madje krijuan spektakël duke u zhveshur në tribuna. /Arbresh.info

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara