Tifozët e Barcës në stadium iu gëzuan shumë golit të De Ligt dhe eliminimit të Juves

13:11 | 17 Prill 2019

Barcelona tashmë është një prej skuadrave gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Kataluansit me rezultat të përgjithshëm prej 4-0 (1-0) kanë eliminuar skuadrën angleze të Manchester United.

Por, duket se tifozët e klubit katalunas mendjen e kishin edhe te rezultati i ndeshjes mes Juventusit dhe Ajaxit.

Ekipi holandez arriti të jetë më e suksesshme se skuadra italiane duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3-2 (1-1).

Megjithatë ajo që e bëri të veçantë ishte momenti kur në të 70 minutë në Camp Nou u bë e ditur se Matthijs de Ligt shënoi gol në Torino ndaj Juventusit, që i dha kualifikimin skuadrës holandeze.

Ndryshe, blaugranat në gjysmëfinale do të takohen me fituesin e çiftit mes Liverpoolit dhe Portos.

Shpërndaje në rrjete sociale