Tifozët e Arsenalit do të mërzitën kur ta klikojnë këtë lajm

16:45 | 13 Shkurt 2018

Arsenali e ka marrë një lajm shumë të keq nga infermieria, transmeton arbresh.info.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, do të qëndrojë për të paktën gjashtë javë larg fushave pasi i është nënshtruar një operacioni në gju.

“Sulmuesi Alex Lacazette ka një artroskopi në gjurin e majtë në Londër mëngjesin e së martës. Proceduar minore ishte një sukses dhe ai tani do të fillojë periudhën e rehabilitimit. Parashikohet që ai të rikthehet në skuadër pas katër deri në gjashtë javë”, thuhet në njoftimin e klubit londinez. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale