Tifozët e Arsenalit “godasin” Granit Xhakën për gabimin kundër West Hamit

19:14 | 12 Janar 2019

Tifozët e Arsenalit sërish kanë kritikuar Granit Xhakën si pasojë e gabimit të tij që i dhuroi më pas golin e epërsisë West Hamit në derbin londinez të sotëm (e shtunë).

Reprezentuesi i Zvicrës, i cili është në mes të sezonit të tij të tretë te klubi pas transferimit prej 35 milionë funta nga Borussia Monchengladbachi, vazhdon të jetë një figurë përçarëse tek tifozët, transmeton portali arbresh.info.

Partneriteti i tij i mrekullueshëm me Lucas Torreiran ka qenë njëri nga aspektet më pozitive të sezonit të Arsenalit, por tendenca e tij për të bërë gabime të kushtueshme dhe të papërballueshme vazhdon të ketë ndikim në progresin e tyre gjithashtu.

Dhe kjo ka ndodhur edhe në minutën e 48′ në stadiumin në Londër sot kur Felipe Anderson bllokoi krosimin e tij dhe pavarësisht faktit që dukej në pozitë të përsosur për të shuar çdo rrezik, ai zgjodhi për të shkuar në anën e Sead Kolasinac.

Topi më pas kaloi te Samir Nasri që asistoi te Declan Rice që me një goditje të fortë zhbllokoi shifrat duke i shkaktuar gjithashtu pakënaqësi të mdha tifozëve të cilët nuk kanë hezituar për t’i shprehur në rrjete sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale