Tifozët e Anderlechtit sulmuan Mignoleten me fishekzjarrë – Kompany shpërthen ndaj tifozëve të klubi të tij

21:10 | 20 Janar 2020

Vincent Kompany ka qenë gjithmonë një lider në fushë dhe këtë gjë e ka dëshmuar së fundmi.

Ish-mbrojtësi i Manchester City që aktualisht luan te Anderlecht është nervozuar me veprimet e përkrahësve të tyre.

Skuadra belge pësoi humbje 2-1 ndaj Club Brugges, derisa tifozët e tyre kishin sulmuar me fishekzjarrë portierin Simon Mignolet.

Derisa ndeshja kishte hyrë në minutat shtesë, tifozët e Anderlechtit filluan ta sulmonin ish-anëtarin e Liverpoolit.

Ky veprim i tyre e acaroi Kompanyn që me një ton të lartë u drejtua atyre, duke u bërë me dije që të ndalonin.

Nga nervozizmi i tij, tifozët ndaluan së gjuajturi në drejtim të Mignoletes, e që ndeshja përfundoi me disfatë të tyre.

Kujtojmë se Kompany u largua nga City në verën e kaluar, për të kaluar kështu te Anderlecht në rolin lojtar-trajner.

/telegrafi/

Lajmet më të lexuara