The Sun: Xherdan Shaqiri posedon një koleksion të çmendur veturash

10:23 | 24 Prill 2019

Xherdan Shaqiri ka një CV me klubet më të mëdha në botën e futbollit – nga Bayern Munichu, Interi e Liverpooli.

Por, koleksioni i tij i vetura është i ngjashëm me karrierën e tij në fushë, transmeton portali arbresh.info.

Tabloidi britanik The Sun në një shkrim së fundmi ka treguar se talenti kosovar është pronar i dy veturave Rolls Royce, një Bently, një Mercedes të modelit G-Wagon, plus një koleksioni veturash nga Volkswagen.

Ish yllit të Stoke Cityt, që ndihmoi Liverpoolin me disa gola në ndeshje shumë të rëndësishme në garën për titull në Premierë Ligë gjatë këtij viti, i pëlqen të pozojë para këtyre veturave.

Tabloidi i lartpërmendur ka radhitur si më poshtë koleksionin e veturave të Shaqirit:

Shaqirit i pëlqen Rolls Royce Wraith që kushton deri në 250 mijë funta
Rolls Royce Wraith (I zi) | Mesfushori kosovar ka dy vetura Wraiths – njëri i bardhë dhe tjetëri i zi
Shaqiri pozon para veturës s tij të bardhë Bentley Continental
Si te shumë futbollistë, garaxha e Shaqirit posedon edhe një Mercedes G-Wagon
Shaqiri si një adhurues i veturave nga VW ka edhe një Touareg që kushton deri në 47,145 funta
Reprezentuesi i Zvicrës ka gjithashtu edhe një VW Arteon që përshkruhet si e ardhmja e kompanisë së veturave

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara