Thaçi në përkrahje kombëtares: Luani me zemër, fitoni për Kosovën

20:44 | 14 Nëntor 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur përkrahjen e tij për kombëtaren e Kosovës, e cila do të përballet sonte me Çekinë.

Thaçi, nga stadiumin “Doosan Arena” në Plzen të Çekisë ku ka shkuar për të parë nga afër këtë ndeshje, ka kërkuar fitore nga djemtë e kombëtares.

“Në Kosovë, në Çeki, kudo, gjithmonë në përkrahje të djemve tanë. Luani me zemër, fitoni për Kosovën”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara