Thaçi: Në humbje dhe fitore, jeni heronjtë tanë

23:51 | 14 Nëntor 2019

Pas humbjes së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Çekisë, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se futbollistët e Kombëtares janë heronjtë e Kosovës.

Ai ka ndjekur lojën nga afër në Plzen të Çekisë dhe ka bërë disa postime në Facebook radhazi për t’i uruar fat Kosovës.

“Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë!”, ka shkruar ai.

Kosova humbi 2-1 në udhëtim përballë Çekisë, në kualifikimet për Euro 2020.

Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 14 novembre 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara