“Tërmet” te McLaren, largohet gjysma e stafit drejtues

14:03 | 4 Korrik 2018

Skuadra McLaren, përmes një deklarate për shtyp, ka komunikuar se ka nisur një ristrukturim të stafit drejtues, pas dorëheqjes së shefit Eric Boullier, që mbulonte detyrën e drejtorit sportiv. Bashkë me të është larguar edhe Simon Roberts, ndërkohë që është afruar Andrea Sella, njeriu i besuar i pilotit spanjoll Fernando Alonso, që së bashku kanë punuar edhe te Ferari.

Postin e drejtorit sportiv e ka zënë Gil de Ferran.

Presidenti i skuadrës britanike, Zak Brown, ka deklaruar: “Ky ndryshim ishte i parashikuar dhe i nevojshëm, pasi paraqitjet e deritanishme të makinës McLaren nuk janë ato që priteshin. Nuk është faji i qindra punonjësve që punojnë në fabrikë, por edhe i drejtuesve. Me këtë rivolucion kërkojmë të shohim më në brendësi të problemit, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe për të qenë kompetitivë në pistë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara