Të parët e FFK-së vizitë në Arenën Kombëtare

16:33 | 10 Nëntor 2019

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm i Federatws së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu kanë vizituar sot Arenën Kombëtare në Tiranë, stadium i cili do të inaugurohet më 17 nëntor për ndeshjen kualifikuese Shqipëri – Francë.

Krerët e FFK-së u pritën nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, kurse ambientet dhe punimet e bëra në stadium u prezantuan nga dy përgjegjësit e këtij projekti, Arben Dervishi dhe Luan Mingjozi.

Gjatë kësaj vizite krerët e FFK-së panë nga afër të gjitha ambientet e këtij impianti gjigant, derisa me inspektorët e UEFA-s u bisedua për zgjerimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Lajmet më të lexuara