Suso me gol të bukur nga gjuajtja e lirë

22:34 | 8 Nëntor 2018

AC Milani ka arritur të rikthehet në lojë mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Real Betisit.

Gjiganti italian ka barazuar shifrat duke shënuar për 1 me 1 në takimin si mysafirë ndaj skuadrës spanjolle në kuadër të xhiros së katërt në Grupin F në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Gennaro Gattusos arriti përfundimisht të barazojë gjithçka me një gol të bukur nga Suso në Benito Villamarin.

Derisa po zhvillohej minuta e 62′ e lojës, mysafirët fituan një gjuajtje të lirë fare pranë zonës së penaltisë dhe Suso tregoi mjeshtërin e tij duke e ekzekutuar atë në formën më të mirë.

Pavarësisht përpjekjes së madhe, portieri Pau Lopez nuk arriti ta ndal goditjen./arbresh.info/

Shikoni më poshtë golin e bukur të Susos:

Shpërndaje në rrjete sociale