Superliga e Kosovës, rezultatet e tri ndeshjeve të sotme

18:03 | 19 Shtator 2019

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e sotme të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Feronikeli ka fituar ndaj Flamurtarit me rezultat 2:1.

Mendurim Hoti ishte golashënues i dyfishtë (39’ e 50’) për skuadrën nga Drenasi, ndërsa Shend Kelmendi (72’) shënoi për kuqezinjtë nga Prishtina.

Tri pikë i ka arkëtuar edhe Feriza, që ka fituar në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1:0. Edon Sadriu (84’) ishte autor i golit të vetëm në këtë ndeshje.

Më dramatike dhe me kthesa në rezultat ishte përballja ndërmjet Vushtrrisë dhe Drenicës, e cila përfundoi me barazimin 2:2.

Qemail Elshani (6’) dhe Harmon (60’) shënuan për Drenicën, derisa vendësit u kundërpërgjigjën dy herë me anë të MatheusDe Paula (29’) dhe Nertil Hoxhajn (88’).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara