Sulmuesi që i shënoi gol Kosovës, e ka këtë paralajmërim para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’

13:17 | 10 Tetor 2019

Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Malit të Zi, Stefan Mugosa, në bisedë me mediat malazeze ka bërë të ditur se ekipi i tyre, përkundër që është pa gjasa për kualikim në EURO 2020, do të jep maksimumin në përballjet e radhës.

Mali i Zi pret Bullgarinë nesër (11 tetor), ndërsa vjen në Fadil Vokrri të hënën, ku ndeshet me Kosovën.

“Ne jemi duke kërkuar fitoren e parë në grup. Atë do ta kërkojmë edhe ndaj Bullgarisë, por edhe ndaj Kosovës,” ka thënë Mugosa.

Selektori i ri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, e ka pikë më të fortë Mugosën për këto ndeshje, pasi që ai ka qenë edhe golashënuesi i vetëm i reprezentacionit të tyre në përballjet ku Mali i Zi ka shënuar gol dhe ka nxjerrë barazim ndaj Bullgarisë e Kosovës, në duelet e para të grupit.

“Kemi motiv, pasi që dëshirojmë të përfundojmë sa më mirë në grup dhe të krijojmë ekipin e ri, që do të jetë i gatshëm për kualikimet e radhës,” ka shtuar sulmuesi në fjalë për Vijestin malazez.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara